Sport Shqiptar

Mesjavë “e nxehtë” në basketboll

Kampionati i Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën përfundimtare. Në mesjavë janë parashikuar përballjet e treta të “Play-off”-it që pritet të jenë shumë interesante.

Peja është afër finales, pasi në dy takimet e para shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit. Fillimisht triumfoi në Pejë 85:82, ndërsa në Therandë shënoi fitore 76:86. Në anën tjetër, kampionët duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi për të depërtuar në finale.

Gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ku seria është barazuar në 1:1. Prishtinasit fituan sfidën e parë si vendas 82:70, kurse mitrovicasit fituan në “Minatori” me rezultat 77:68. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Ndeshjet e treta gjysmëfinale:
E mërkurë
20:30 Peja – Golden Eagle Ylli
E enjte
21:00 Sigal Prishtina – Trepça

/Shqip.com