Mesfushori kosovar nënshkruan me Partizanin

Skuadra kampione e Shqipërisë, Partizani ka bërë pak çaste më parë të ditur se ka arritur marrëveshjen dhe firmën me talentin 22-vjeçar nga Kosova.
Adnard Mehmeti është lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Mesfushori i bashkohet kryeqytetasve pas një eksperience shumë pozitive tek Erzeni.
Skuadra tiranase lajmin e ka publikuar edhe në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Njoftimi i Partizanit
Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën regjistroi edhe 34 ndeshje.

/Shqip.com