Sport Ndërkombëtar

Mesfushori italian vazhdon kontratën me PSG-në

Mesfushori Marco Verrati ka vazhduar kontratën me klubin e PSG-së. Lajmi është bërë i ditur nga kluibi francez përmes një deklarate zyrtare.

Reprezentuesi italian ka vazhduar kontratë deri më 30 qershor 2026.

Verrati iu bashkua klubit parisian në korrik të vitit 2012 nga Pescara.

Gjatë 10 sezoneve të tij në Paris, ai ka bërë 398 paraqitje zyrtare për PSG-në duke shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 48 asistime.

/Shqip.com