Sport Ndërkombëtar

Mesfushori i Brighton detyrohet të pensionohet, për shkak të një sëmundje në zemër

Enock Mwepu i Brightonit është detyruar të tërhiqet nga futbolli, pasi u diagnostikua me një sëmundje trashëguese të zemrës.

24-vjeçari nuk ishte mirë ndërsa po fluturonte për t’iu bashkuar Zambisë gjatë pushimeve ndërkombëtare.

Ai kaloi kohë në spital në Mali dhe më pas iu nënshtrua testeve të mëtejshme kardiake pasi u kthye në Brighton.

Testet dolën në përfundimin se Mwepu kishte një sëmundje trashëgimore e cila manifestohet më vonë në jetë.

Një deklaratë nga Brighton tha se kjo sëmundje do ta vendos lojtarin në rrezik.

“Gjendja, e cila mund të përkeqësohet me kalimin e kohës, do ta vendoste Enock në një rrezik jashtëzakonisht të lartë për të vuajtur një ngjarje kardiake potencialisht fatale, nëse ai do të vazhdonte të luante futboll konkurrues”.

Mesfushori iu bashkua skuadrës angleze vitin e kaluar nga RB Salzburg.

Ai me klubin ka bërë 27 paraqitje, ku ka arritur të shënoj tri gola e shtatë asistime.

/Shqip.com