Sport Ndërkombëtar

Mesfusha e Barcelonës po “lulëzon” përsëri

La Masia

Opinion

Xavi, Iniesta dhe Busquets mbeten trekëndëshi më i mirë që kemi pasur në mesfushë – që nga krijimi i ekipit. Por, dielli ka lindur sërish në këtë repart.

Gavi, Puig dhe Nico – të cilët janë produkt i “La Masias” janë një shpresë që po dalim nga ky tunel i errët.
Duke i shtuar kësaj faktin se Sergio ka ende shumë për të ofruar me bagazhin e tij të madh dhe De Jong është ende në fillim të karrierës së tij – atëherë ky është i vetmi repart ku Barça nuk ka nevojë të bëjë transferime.

De Boer: De Jong Can Be The Next Busquets
De Jong dhe Busqutes

Fatkeqësisht, Pedri ka pasur një dëmtim që e ka lënë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë dhe nuk kemi pasur fatin ta shohim të luajë përkrah Gavit.
Kjo dyshe padyshim mund të shënojë një epokë të re në Barcelonë.

Gavi-Pedri është kombinimi perfekt i elegancës, shpirtit luftarak dhe përgatitjes së lartë fizike.

Nëse asnjë nga të mësipërmet nuk largohet nga Barça, atëherë jo vetëm që do të kishim një “trekëndësh të artë”, dhe banka rezervë do të ishte plot me diamante.

Nëse nuk ka keqmenaxhimi dhe historia e Thiago Alcantara-s nuk përsëritet, atëherë mund të thuhet se “treni është kthyer në binarë”.

Nico dhe Gavi

Kriza ekonomike – mund të cilësohet si “fat në fatkeqësi” pasi nuk do të ketë transferime astronomike dhe prioritet do të kenë lojtarët e rinj.

Fakti që Xavi ka qenë një nga më të mirët në histori – në mesfushë është fat i madh për këta të rinj, sepse mund të mësojnë nga një gjeni. Gjeniu i madh po sjell disa magjistarë të vegjël. /Shqip.com