Lajme

Thirrjet për marrëveshjen finale, Kurti i shkon në vizitë presidentit Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mëngjes ka udhëtuar për në Turqi, ku pritet të zhvillojë një vizitë pune një ditore.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se atje do të pritet nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në njoftim theksohet se pas takimit dhe darkës së punës, dy liderët do ta mbajnë një konferencë të përbashket për media.

Ndërsa bashkë me kryeministrin Kurti, kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Kjo vizitë e Kurtit për në Stamboll vjen në kohën kur Kosova po ballafaqohet me një presion ndërkombëtar sa i përket arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë.

Kujtojmë se dje, agjencia e lajmeve Anadolu duke e konfirmuar takimin e sotëm, kishte shkruar se Turqia është një vend aleat i Kosovës dhe ndër shtetet e para që e kanë njohur pavarësinë e shtetit.

/Shqip.com