Lajme

Merret vendimi për barrikadat

Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se heqja e barrikadave do të fillojë nga nesër.

Kjo deklaratë e Vuçiqit ka ardhur në takimin e mbajtur në Rashkë me serbët e Kosovës.

Krahas kësaj, Vuçiq tha se edhe pse barrikadat u vendos që të hiqen, mosbesimi mbetet, raportojnë mediat serbe.

“Duke filluar nga nesër në mëngjes, heqja e barrikadave do të fillojë, ajo nuk mund të përfundojë për dy orë, qoftë për 24 orë apo 48 orë, barrikadat do të hiqen, por mosbesimi mbetet,” tha Vuçiqi.

Kujtojmë se pas orës 00:00 hyjmë në ditën e 20-të të barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Deri më tani janë vendosur gjithsej 12 barrikada.

/Shqip.com