Lajme

Merr kthesë ngjarja e Durrësit/ 15-vjeçarja nuk rezulton e abuzuar seksualisht. Vajza: Gënjeva për babanë se më mori telefonin

Vajza 15-vjeçare në Durrës, e cila akuzoi babanë për përdhunim del nga ekzaminimi mjeko ligjor e pa abuzuar seksualisht.

Ajo ka thënë para trupit gjykues se ka denoncuar babanë sepse ai i kishte marrë telefonin. Rezistenca që i ka bërë i ati duke mos i kthyer celularin, ka bërë që vajza të gënjejë kur denoncoi se prej vitesh abuzohej seksualisht nga babai i saj.

Vajza në gjykatë: Babai më kishte marrë telefonin, ndaj e denoncova. Gënjeva se nuk më jepte telefonin babai.

Edhe avokati mbrojtës tha në gjyq se vajza nuk është abuzuar.

Gjatë zhvillimit të seancës, Gjykata nuk i ka dhënë urdhër mbrojtje vajzës dhe nënës. Në seancën për urdhër mbrojtje, ato i kërkuan falje Bledar Rakos dhe kërkuan që ai të lirohej nga burgu dhe nga akuzat.

Më herët, Gjykata e Durrësit la në burg pa afat babanë 47-vjeçar Bledar Rako.

Lexo edhe:
Vajza minorene akuzon babain e saj për abuzim seksual, gjykata lë në burg 48-vjeçarin në Durrës

/Shqip.com