Sport Ndërkombëtar

Merr jehonë “Tërbimi” i Haaland, në super sfidën me Tottenham

Futbolli anglez mbetet unik, gola, spektakël, sfida të çmendura në kuptimin e plotë të fjalës, një prej tyre ishte pa diskutim Man.City-Tottenham.

6 gola të shënuar për një pikë, një barazim thriller 3-3, por dhe shumë kontestime për një episod në fundin e sfidë, ku gjyqtari i takimit nuk lejojë lojën, por akordoi faull ndaj Haaland.

Ky “X” i djeg jo pak Pep Guardiola që dhuroi show në fushë, për më tepër që lëshuan kreun, tashmë pronë e Arsenal.

Son ishte protagonisti i parë i këtij takimi, fillimisht kaloi “gjelat” në avantazh që në minutën e 6-të, por tre minuta më pas një devijim i tij solli baraspeshën.

City nuk u mjaftuan me kaq, por në minutën e 31-të ishte Foden që përmbysi rezultatin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 69-të, Lo Celso me një goditje kirurgjikale barazoi shifrat në 2-2.

Ritmi i ndeshjes ishte fantastik teksa në minutën e 81-të, Grealish rikthehu edhe një herë City në avantazh pas një asisti nga Haaland.

Fundi i sfidës ishte akoma më dramatik teksa Kulusevski me një goditje të bukur me kokë dërgoi topin në trekëndësh duke barazuar rezultatin në 3-3.

Në aksionin e fundit, në minutën e 95-të, Haaland u pengua në mesfushë, por norvegjezi nuk u ndal duke shërbyer një asist të bukur për Grealish, por gjyqtari i takimit ndali gjithçka duke mos lejuar vijimin e aksionin, një rast që tërboi Haaland, Guardiola-n dhe të gjithë lojtarët e Man.City.

Mediat angleze i kushtuan faqen e parë këtij episodi, ku si personazh kryesor ishte pikërisht Haaland dhe reagimi i tij i paparë.

Jo më pak ishte dhe reagimi i Guardiola-s, por trajneri u përpoq ta zbus në konferencë për shtyp: “Disa herë e humbas toruan me arbritrat, por këtë herë jo. Personat mund të bëjnëdhe gaime, por më befasoi shumë fakti që vërshelle vetëm pasi topi shkoi te Grealish. Reagimi i keq i Haaland? Si të gjithë, edhe arbitri do të mërzitej nëse do të luante me Man.City”, u shpreh Guardiola.

/Shqip.com