Sport Ndërkombëtar

Merr fundi Eurobasketi për Serbinë

Kombëtarja italiane

Eurobasketi ka përfunduar për kombëtaren serbe.

Italia e ka eleminuar Serbinë në çerekfinale të këtij kompeticioni që po mbahet në Gjermani.

Pas një ndeshje interesante – italianët arritën të triumfojnë me rezultat 94-86.

Basketbollisti më i dalluar në parket te Serbia ishte Nikola Jokiq, i cili realizoi 32 pikë, asistoi katër herë dhe bëri 13-të kërcime.

Por, as këto statistika nuk ndihmuan që ta shmangin humbjen.

Në anën tjetër – Italia do të përballet në gjysmëfinale me Francën – ku pritet të jetë një takim i “zjarrtë”./Shqip.com