Sport Ndërkombëtar

Merr fund “telenovela” – Djokovic nuk lejohet të luaj në “Australian Open”

Novak Djokovic

“Telenovelës” i erdhi fundi.

Novak Djokovic – nuk do të lejohet të luaj në “Australian Open”.

Tenisti serb është dëbuar nga Australia – pasi gjykata vendosi kundër kërkeses së tij për të qëndruar në këtë vend.

Djokovic, tha e është  i zhgënjyer, por do e respektoj vendimin e gjykatës.

“Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer me vendimin e Gjykatës për të hedhur poshtë kërkesën time për shqyrtim gjyqësor të vendimit të ministrit për anulimin e vizës sime, që do të thotë se nuk mund të qëndroj në Australi dhe të marr pjesë në Australian Open.

Unë e respektoj vendimin e Gjykatës dhe do të bashkëpunoj me autoritetet përkatëse në lidhje me largimin tim nga vendi”, u shpreh numri 1 i botës.

Novak Djokovic walks in Melbourne Airport before boarding a flight
Djokovic duke u larguar nga aeroporti. Credits: Reuters.

Tashmë, ai është nisur për një fluturim – në Dubai, teksa turneun mund ta shikojë vetëm përmes pajisjeve teknologjike.

Ku turne ishte një shanc i artë për 34 vjeçarin – për të mbrojtur titullin e tij, por tashmë mori fund.

Në përgjithësi, Djokovic e ka fituar këtë kompeticion – tetë herë.

Për këtë rast, foli edhe kryeministri austrilian – Scot Morrison, i cili për mediat vendase (në Australi), e përshendeti vendimin “për të mbajtur kufijtë tanë të fortë dhe për t’i mbajtur Australianët të sigurtë”./Shqip.com