Rozë

Merr fund sherri mes Stresit dhe Einxhel? Reperi bën deklaratën e fortë

Stresi ka habitur të gjithë me deklaratën e tij për Einxhel, moderatoren dhe ish-banoren e Big Brother Vip.

Gjatë kohës sa ishte Einxhel brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë, reperi kishte bërë bujë me deklarata jo të mira për të.

Por Stresi tanimë ka ndryshuar mendim për moderatoren, i ftuar tek “E diell” ai befasoi me veprimin ndaj saj.

Ai madje i ka kërkuar falje Einxhelit dhe ka folur fjalë të mira për të.

Stresi tha se ajo është shumë vajzë e fortë dhe gjithashtu ishte banore e fortë në BBV.

View this post on Instagram

A post shared by @vellai_i_madh

Sherri i tyre kiste nisur kohë më parë, saktësisht në vitin 2020-të, në dhjetor të atij viti, në Tiranë ndodhi një vrasje ndaj një të riu 25 vjeçar Klodjan Rasha. Stresi ishte ai që kishte organizuar një protestë për të kërkuar drejtësi ndaj këtij rasti.

Por kjo protestë pati rezultuar me pasoja të mëdha ku Tirana u përball me trazira dhe pësoi shumë dëme.

Pas këtyre trazirave ishte moderatorja Einxhel Shkira që pati reaguar kështu duke filluar ky sherr mes saj dhe reperit./Shqip.com