Merr fund “pushtimi” i Manchester City-t në “Carabao Cup”
Pas plot pesë viteve, “Carabao Cup” do e ketë një fitues të ri.
West Ham United i dha fund “pushtimit” të Manchester City-t në këtë kompeticion, duke e mposhtur të mërkuren, pas ekzekutimit të penaltive, përcjell Shqip.com.
Kurse, ndeshja pas lojës së rregullt, përfundoi me rezultat të barabartë, 0-0.
Tashmë, për të ngritur këtë trofe, në garë kanë mbetur edhe tetë skuadra, ndër të cilat favorite kryesore janë Liverpooli dhe Chelsea.
Ekipet e mebetura janë: Liverpool, Chelsea, Arsenal, Brentford, Lecitester City, Tottenham Hotspur, Sunderland dhe West ham United.
Çiftet që do të takohen në çerekfinale do të mësohen pas hedhjes së shortit, të shtunën.
Rezultatet e mbrëmshme:
Preston North End 0-2 Liverpool
Leicester City 2-2 Brighton & Hove Albion F.C. (4-2 pen)
Burnley F.C. 0-1 Tottenham Hotspur
West Ham United 0-0 Manchetser City (5-3 pen)
Stoke City 1-2 Brentford F.C. /Shqip.com