Lajme Botë

Merkel thotë se pushtimi i Ukrainës është ‘pikë kthese’ për Evropën

Kancelarja gjermane -Angela Merkel

Ish-kancelaria gjermane, Angela Merkel, e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Merkel, që la politikën në dhjetor pas 16 vjetëve në krye të ekonomisë më të fuqishme evropiane, tha që po e shikonte “sulmin në integritetin territorial dhe sovranitetin” e Ukrainës “me shqetësim të madh dhe simpati”.

“Agresioni rus shënon një pikë kthese në historinë e Evropës pas përfundimit të Luftës së Ftoftë”, tha ajo në një komunikatë, raporton e përditshmja gjermane The Local, përcjell SHQIP.com.

Merkel tha që “s’ka arsyetim” për këtë “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar” që ajo “e dënoi me termat më të ashpër”.

Ajo e ofroi “solidaritetin” e saj për njerëzit dhe qeverinë ukrainase dhe “mbështetjen e plotë” të saj për pasardhësin, Olaf Scholz, në përpjekjet e tij me partnerët perëndimorë që “të ndalin Presidentin Putin sa më shpejtë që është e mundur”.

Vendimi i Merkel që të ruajë lidhje të ngushta diplomatike dhe ekonomike me Rusinë pavarësisht viteve të provokimeve është kritikuar si “naiv” ditëve të fundit përderisa Putin kah nxjerrë në pah synimet e tij në Ukrainë.

Scholz këtë javë njoftoi për planet e tij të ndalë projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 të sjelljes së gazit natyror rus në Gjermani si sanksion kundër Moskës.

Merkeli për shumë kohë e kishte përkrahur projektin si esencial për strategjinë e energjisë gjermane pasi heq energjinë nukleare dhe gradualisht rrit furnizimet nga burimet e ripërtrishme.

Paraardhësi i saj si kancelar, Gerhard Schroeder, ka punuar që nga largimi në 2005 si përkrahës u sektorit të energjisë ruse – një shënjestër e kritikës së ashpër në Berlin.

Ai kritikoi pushtimin rus të enjten si të paarsyeshëm por bëri thirrje për ruajtje të “lidhjeve politike, ekonomike dhe civile” me Moskën./SHQIP.com