Lajme

Merkel të martën paradite në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pritet të mbërrijë në Tiranë gjatë paradites të së martës, në kuadër të vizitës së saj lamtumirëse në Ballkan, e cila lidhet me Procesin e Berlinit, transmeton Shqip.com.

Ajo do të pritet me një ceremoni në pallatin e Brigadave në orën 10:20, për të vazhduar më tej me takimin që do ta zhvillojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në orën 11:00 takohet delegacionet e dy vendeve në Pallatin e Kongreseve dhe më pas agjenda do të zhvendoset në Tirana Business Park në zonën e Rinasit, ku të pranishëm do të jenë edhe krerët e qeverive të Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën.

Atje Merkel dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp rreth orës 14:35, raporton ‘ABC’.

Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Gjermania në vitin 2014 për të përmirësuar marrëdhëniet brenda rajonit të Ballkanit dhe për të përshpejtuar integrimin në BE të atyre shteteve që nuk janë ende anëtare si: Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia. /Shqip.com