Lajme Botë

Merkel: Nuk pendohem për blerjen e gazit rus, ishte më i liri

Ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj si kancelare e Gjermanisë për të blerë sasi të konsiderueshme gazi natyror nga Rusia.

“Në bazë të kushteve në atë kohë, ishte shumë logjike dhe e qartë të merrej gaz nga tubacionet, përfshirë edhe nga Rusia, i cili ishte më i lirë se gazi natyror i lëngshëm nga pjesë të tjera të botës”, tha Merkel në përgjigje të një artikulli të Politico, që më herët sot prezantoi një vlerësim të qeverisë gjermane nën kancelaren Merkel, katër muaj para pushtimit rus të Ukrainës, e cila nuk arriti të njohë rreziqet e varësisë nga burimet energjetike ruse.

Ishte “shumë racionale dhe e kuptueshme” blerja e gazit rus . Sepse ky ishte më i lirë se gazi i lëngshëm nga SHBA, Arabia Saudite apo Katari.

Edhe pse ajo “asnjëherë nuk ka besuar se ka një gjë të tillë si ndryshim përmes tregtisë”, “ekziston patjetër një lidhje përmes tregtisë. Dhe në këtë aspekt nuk pendohem fare për asnjë vendim, besoj se nga perspektiva e asaj kohe ishte gjëja e duhur për t’u bërë”.

“Sulmi brutal” i Rusisë ndaj Ukrainës ndryshoi situatën. Është një pikë kthese”, tha ish-kancelarja. 

“Sigurisht që qeveria e re duhet të merret me këtë. Dhe ajo e bën.”

Gjermania dhe vende të tjera evropiane po përpiqen t’i japin fund varësisë së tyre nga nafta dhe gazi natyror rus pas pushtimit rus të Ukrainës.

Vitin e kaluar, 55% e importeve gjermane të gazit erdhi nga Rusia, pjesërisht si rezultat i ndjekjes së lidhjeve tregtare të Merkelit me Rusinë dhe mbështetjes për gazsjellësin Nord Stream 2, edhe pasi Moska aneksoi Krimenë në 2014.

/Shqip.com