“Merkato e nxehtë” nga Rilindja 1974
Publikuar:
(23.07.2022 20:59:40)

Merkato e verës po bëhet edhe “më e nxehtë” nga KF Rilindja 1974.
Skuadra e inkuadruar në Ligën e Parë – në këtë sezon – nuk po ndalet me përforcime.
Deri më tani, shtatë futbollistë i janë bashkuar Rilindjës, teksa “top transferi” mbetet – Qendrim Dautaj.
Por, Dautaj nuk është i vetmi me përvojë të madhe – pasi edhe ish-kapiteni i FC Phoenix – Enis Miranaj – i ka thënë “po” këtij ekipi.

Në total, deri më tani kanë arritur marrëveshje me shtatë futbollistë:
Florent Qorraj
Erblind Mulaj
Enis Miranaj
Qendrim Dautaj
David Andreë Kabgat
Visar Haxhijaj
Norik Krasniqi
Duket që “mbijetesa” në Ligën e Parë – nuk do jetë synimi i vetëm, ani pse konkurenca është e ashpër. /Shqip.com