Sport Shqiptar

Meriton Ismaili do e vazhdojë karrierën në Prizren

Meriton Ismaili

Meriton Ismaili është basketbollisti më i ri i KB Ponte Prizrenit.

Ismaili është transferi i parë i kësaj skuadre në markaton e verës.

Ai ka nënshkruar marrëveshje për një sezon, teksa ka mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Paraprakisht, Meritoni ishte pjesë e Sigal Prishtinës, teksa ka pasur fatin ta djersitë edhe fanellën e Përfaqësuses së Kosovës.

Skuadra nga Prizreni e mbylli sezonën e kaluar në vendin e pestë në tabelë, me 43 pikë të grumbulluara.

Në total – i regjistroi 15-të fitore dhe 13-të humbje. /Shqip.com