Ekonomi

Merita Pinta zgjidhet kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër

Merita Pinta

Afaristja e njohur në Zvicër, Merita Pinta në kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur sot është zgjedhur në krye të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër,

Gjatë ditës së sotme në Cyrih në është mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm i Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicer.

Me këtë rast janë mbledhur përfaqësues të komunitetit të bizneseve shqiptare në Zvicër të cilët kanë zgjedhuar kryesinë dhe kryetaren e re të këtij rrjeti.

Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë, Merita Pinta ka shprehur gatishmërinë e saj për dhënë gjithë kontributin dhe përvojën e saj për të fuqizuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha bizneset e komunitetit shqiptar, që veprojnë në Zvicër.

Ambasadori Ukelli, pasi ka përshëndetur kuvendin, ka thënë se është koha e duhur për të aktivizuar Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, raporton albinfo.ch.

Sipas tij është koha që numër sa më i madh i kompanive të diasporës të bëhen pjesë e Rrjetit të Bizneseve shqiptare në Zvicër, në mënyrë që nëpërmjet kësaj të kemi një bashkëpunim sa më të madh, ngase e gjitha kjo do të ishte në të mirë të shoqërisë sonë.

Ambasadori Ukelli tha se si ambasadë mbështesim çdo iniciative dhe përpjekje të rrjetit për bashkim dhe organizim në forma të tilla të bashkëpunimit, të cilat do të jenë në dobi të komuniteti tonë në Zvicër e të cilat do të mund të ndihmonin që edhe Kosova të përfitojë.

Një fjalë rasti ka mbajtura edhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Kenan Ramadani, i cili ka thënë se do të jetë adresë dhe derë e hapur për Rrjetin e Bizneseve shqiptare në Zvicër.

Fehmi Fetahi, Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare ne Zvicër, ka thënë se, marrë parasysh situatën në të cilën aktualisht ndodhemi, është i domosdoshëm riaktivizimi i këtij rrjeti të Bizneseve në mënyrë që të kemi takime dhe afri më të madhe në mes të bizneseve, ngase sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të arrinim të krijonim strukturë të fuqishme të bizneseve që do të ishte në të mirën e bizneseve të diasporës dhe vendit tonë.