Rozë

Meridiani tregon në detaje për konfliktin që ka pasur me Romeon

Romeo Veshaj dhe Meridian Raci

Meridianai ka pasur një konflikt më vëllain e Donaldit, Romeo.

Kjo pasi ai deklaroi se aktori njihet si “Donaldi i Bores”

Ky diskutim ka sjellë diskutime të shumta në shtëpi, por edhe jashtë saj.

Meridiani në Prive ka thënë se kishte lënë një takim me Romeon por që ky i fundit është treguar “i pabese”

“Adoleshentët janë ndoshta pak më të lidhur me Donaldin, por ajo që më ka pëlqyer te Iliri është që ai donte t’i ngjiste gjërat me shkallë e jo me ashensor, nga të tjerë u bë një fushatë shumë e fortë, që dukej si politikë, kërkonin ta merrnin atë gjë me zor.

Meridiani

Isha në shtëpinë time për qejf dhe po bëja një status për të sqaruar një shprehje që kisha thënë unë, ne duam të jemi ‘openmind’ po nuk jemi unë besoj që për këdo këtu krenaria e një mashkulli është femra që ka në krah.

Këtë po e sqaroja në “Instagram”, kur më vjen një telefonatë me një trashje zëri, në Shqipëri nuk shkon kjo, ose je artist ose je i fortë më vjen një telefonat për t’u takuar dhe unë e prita me shumë qytetari, e lamë për t’u takuar, pastaj këtu më është bërë një padrejtësi, sepse pas telefonatës është bërë një status denigrues ndaj meje që i bëri thirrje publikut për të nisur një hashtag për mua.”- ka treguar ai.

Hashtagu që Romeo kërkoi për Meridianin ishte #Nukbehetmutipetull dhe i kërkoi ndjekësve ta bënin tagg ketë të fundit./SHQIP.com