Lajme

Mërgimtarët drejt Kosovës, kolona të gjata në kufi

Kolona të gjata janë krijuar në shumë vende të rajonit, ku shumë mërgimtarë që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit.

Sipas informacioneve, mërgimtarët që gjenden në rrugë, thonë se kolonat shkojnë deri në tri kilometra.

Ndryshe, kolona të gjata ka edhe në kufirin Serbi-Kosovë, ku mërgimtarët po përballën me pritje të gjata.

Përkundër situatës së tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët edhe sivjet, janë duke vazhduar të udhëtojnë drejt Kosovës nëpërmjet Serbisë.

/Shqip.com