Sport Shqiptar

Mërgim Mavraj bëhet me skuadër të re

Mergim Mavraj

Mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj është transferua te Turkgucu Munchen, shkruan Shqip.com.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë është prezantuar gjatë të premtes te ekipi i Bundesliga 3.

“Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mundt ë zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turkgucu Munchen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë.  Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te suksesi”, është shprehur Mavraj pas nënshkrimit me klubin.

Së fundmi 35-vjeçari ishte pjesë e Greuther Furth, skuadër kjo që arriti të ngjitej në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.

Në të kaluarën, ai kishte qenë pjesë e skuadra të njohura si Koln, Hamburg e Bochum.

Gjatë karrierës së tij, Mavraj ka regjistruar 58 paraqitje në Bundesligë, ndërsa në Bundesliga 2 ai ka zhvilluar 140./Shqip.com