Mërgim Berishës i dyfishohet vlera pas ftesës nga Gjermania
Publikuar:
(29.03.2023 21:18:47)

Sulmuesit më të ri të Kombëtares së Gjermanisë, Mërgim Berishës i është dyfishuar vlera pas ftesës nga përzgjedhës gjerman ku u paraqit në ndeshjet e muajit mars.
Faqja e specializuar për transfere “Transfermarkt” ka rritur vlerën e tij dyfish sa e kishte pasur, shkruan Shqip.com.
Ai nga 6 milionë euro, tani kushton plotë 12 milionë euro, krejt kjo sipas sajtit të njohur.
Sulmuesi i Augsburgut luajti në dy ndeshje, por u inkuadrua vetëm gjatë pjesës së dytë, ndaj Perusë dhe Belgjikës.
24-vjeçari i cili refuzoi Kosovën gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 19 ndeshje, shënoi 8 gola dhe bëri 4 asistime.
/Shqip.com