Sport Ndërkombëtar

Mërgim Berisha pas debutimit me Gjermaninë: Ishte ëndërr e imja

FOTO: welt.de
FOTO: welt.de

Sulmuesi Mërgim Berisha ka debutuar mbrëmë tek ekipi i parë i Gjermanisë.

Gjermanët triumfuan 2:0 në miqësoren ndaj Perusë, të zhvilluar në Mewa Arena të Mainzit.

Fullkrug realizoi të dy golat e fitores së vendasve në pjesën e parë.

E Berisha u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të të ndeshjes në vend të golashënuesit të ndeshjes.

Pas ndeshjes, Berisha u shpreh shumë i lumtur, duke thënë se ishte ëndërr e tij të luante për Gjermaninë.

“Jam shumë i lumtur për besimin që më ka dhënë trajnerin. Është e veçantë të luash për Gjermaninë. E kam shijuar, ka qenë e veçantë pasi gjithmonë ka qenë ëndërr për mua të luaj për Gjermaninë. Jam falënderues për ato minuta që luajta” ,u shpreh Mërgim Berisha.

/Shqip.com