Sport Shqiptar

Mercedesi prezanton makinën për sezonin e ri

FOTO: motorionline
FOTO: motorionline

Mercedes e ka prezantuar makinwn e re për sezonin e ri 2023.

“Shigjetat e Argjendta” kanë ardhur me makinën W13, e cila vjen në ngjyrë të zezë, njësoj si ajo e vitit 2020, kur Hamilton fitoi dhe titullin e tij të shtatë dhe të fundit kampion bote në Formula 1.

Gjatë prezantimit të makinës, shefi i skuadrës gjermane, Toto Wolff u shpreh: “Viti i kaluar ishte i vështirë për ne, por kemi mësuar shumë. Shpresoj që 2023 të jetë një provë që kemi mësuar si t’i rregullojmë gabimet”, deklaroi Wolff.

Mercedes-AMG F1 W13 E Performance Launch – Toto Wolff

Këtë vit fansat e Mercedes vijnë me pritshmëri të lartë, të cilët besojnë te Luis Hamilton për t’u shpallur për të tetën herë kampion bote.

/Shqip.com