Teknologji Auto

Mercedes zbulon konkurrentin e Audi A6

Mercedes-Benz E-Class All Terrain / Foto: Autoevolution
Mercedes-Benz E-Class All Terrain / Foto: Autoevolution

E-Class me katër dyer, nuk do të jetë i vetmi variant i disponueshëm, pasi Mercedes po përgatit një version të gjatë i njohur ndryshe si All-Terrain.

Imazhet e para kanë treguar modelin e ri, e cila merr disa elemente ngjashmërie edhe nga modeli i fundit.

Ndryshimet më të mëdha janë në pjesën e pasme me çatinë e zgjatur të makinës. Ai formon një kapak elegant që përfshin grafikën e re të dritave të pasme.

Oferta All-Terrain dallon gjithashtu me veshjen e parafangos, pragjet anësore të përmirësuara dhe shpërndarësin e kromit në pjesën e pasme.

Në Amerikë ky kjo veturë do të vij me motorin E450 me një motor turbo-mbushës dhe me 375 kuaj fuqi, derisa për Evropë ende nuk ka detaje.

E-Class All-Terrain do të konkurrojë modelin tjetër gjerman, A6 Allroad. Audi përmban një motor V6 3.0litërsh turbo mbushës me 335 kuaj fuqi.

Mercedes nuk ka njoftuar se kur planifikon të zbulojë variantin E-Class All-Terrain, por dokumenti i rrjedhur nga EPA tregoi se modeli do të ishte në shitje për vitin e modelit 2024, që do të thotë se mund të mos presim shumë më gjatë për modelin.

E-Class All-Terrain nuk është i vetmi variant që pritet të prezantohet, pasi prodhuesi gjerman i automjeteve do të zbulojë AMG E63, i cili mund të prodhojë rreth 700 kuaj fuqi nga motori i tij hibrid 3.0 litërsh, që do të jetë më i fuqishëm se versioni aktual i AMG që ka 603 kuaj fuqi.

/Shqip.com