Teknologji Auto

Mercedes prezanton superveturën e re

Gjiganti gjerman i automjeteve, Mercedes-Benz do të prezantoj modelin e ri të E-Class që do të vij me një gamë të gjerë të teknologjisë.

Hapësira e madhe do t’i përngjajë modelit elektrik EQE dhe do ketë dy super ekrane.

Një do jetë i montuar në qendër dhe tjetri në nën një fletë xhami, që do i lejojë pasagjerëve të mund të shikojnë edhe filma gjatë lëvizjes së veturës.

Ka të instaluar një sensor që do të ketë për detyrë monitorimin e vëmendjes së shoferit dhe çaktivizon ekranin e pasagjerit, nëse shoferi shpërqendrohet prej tij.

Një tjetër zhvillim i ri është një kamerë opsionale e drejtuar nga vozitësi që kur vetura nuk është duke lëvizur, mund të përdoret për aplikacionet e ndryshme, përfshirë edhe TikTok dhe Zoom.

Versioni më i fundit i ekranit MBUX, përfshin gjithashtu inteligjencën artificiale, e cila mëson rutinën e shoferit dhe paraprinë nevojat e tij, për shembull, ngrohja automatike e sediljes kur temperatura bie, ose mbështjellja e dritares në hyrje të një parkingu të frekuentuar, raporton Autocar.

E-Class ka gjithashtu një ekran instrumenti dixhital dhe një ekran opsional, që thuhet se ka një fushë shikimi më të gjerë.

Të gjitha versionet e E-Class të ardhshëm do të drejtohen nga një motor hibrid, me një zgjedhje prej katër ose gjashtë cilindrash.

Njësitë ekzistuese me benzinë ​​me katër cilindra dhe naftë me katër cilindra, do të ofrohen ekskluzivisht me një sistem elektrik 48 V, si dhe ndryshime në sistemin e shkarkimit që i lejojnë veturat të përmbushin rregulloret e emetimit të EU7.

Motorët dizel do jenë me gjashtë cilindra prej 2.9 litra turbocharged ​​dhe turbocharged 3.0 litra me gjashtë cilindra me naftë. janë planifikuar të marrin përmirësime të ngjashme dhe do të ofrohen me funksione hibride të buta dhe hibride plug-in deri në 435 kuaj fuqi dhe 330 kuaj fuqi respektivisht.

Ndërkohë, versionet hibride plug-in janë vendosur të marrin një bateri prej 28.6 kËh, e njëjta njësi e përdorur nga modeli Mercedes S580e, që ia jep mundësinë të lëvizin me një bateri deri në rreth 100 kilometra.

Për vitin 2024, E-Class frymëzohet nga dizajni më i fundit, Mercedes S-Class. Pjesa e përparme është më e theksuar, me linja më këndore dhe me një grilë të madhe kromi. Pjesa e pasme është më e hijshme dhe përshkruhet si një përzierje dizajni midis S-Class të re dhe C-Class.

Mercedes po planifikon gjithashtu të prezantoj pasardhësin e E-Class Estate dhe E-Class All Terrain në 2024, ndërkohë do t’i bashkohet një variant sportiv Mercedes-AMG E53.

E -Class Coupé dhe Cabriolet nuk do të përfaqësohen më nga emri i vjetër, por do të jenë nën ombrellën ‘CLE’.

/Shqip.com