Sport Shqiptar

Menaxheri i Haxhi Krasniqit e tregon orarin e saktë të meçit

Haxhi Krasniqi do të ngjitet në ring ndaj Dominic Boeselk

Haxhi Krasniqi do të ngritët në ring rreth orës 00-00.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, menaxheri i boksierit në fjalë për një intervistë për “Klan Kosovën”, transmeton Shqip.com.

“Në televizionin gjerman do nis në ora 20:45, kështu që besoj se atje prej 23:55 ose 00:00 do jetë në kohë reale”, tha ai.

Detaje rreth ndeshjes:

Rruga që Haxhi Krasniqi e bëri deri sa u shpall Kampion i Botës ishte e gjatë dhe me shumë pengesa, por në fund ja vlejti “barra qiranë”.

Boksieri nga Juniku do ngjitet sonte edhe njëherë në ring përballë Dominic Boesel për të mbrojtur titujt IBO dhe WBA.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Haxhi Krasniqi

Kundërshtari i boksierit nga Kosova është po i njëjti të cilën e kishte mposhtur për tu bërë kampion me 10 tetor të vitit 2020.

Ai është ngjitur në ring 33 herë si profesionist, ka 21 fitore dhe dy humbje. 12 fitore i ka realizuar me knockout.

Ndërsa, Krasniqi ka fituar gjithesej 57 ndeshje në karrierën e tij si profesionist, ku ka dalë fitues në 51 prej tyre, ndërsa ka edhe gjashtë humbje. 19 ndeshje i ka fituar me knockout.

Haxhi Krasniqi është 34 vjeçar, kurse Dominic Boesel është tri vjet më i ri./Shqip.com