Sport Shqiptar

Mentor Zhdrella dhe Dren Gashi – do të zbarkojnë në Klinë

KF Dukagjini

KF Dukagjini nuk po dorëzohet.

Mentor Zhdrella dhe Dren Gashi do jenë përforcimet e reja në merkaton e janarit – të skuadrës nga Klina.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, Arlind Sadiku përmes një postimi në Facebook.

Zhdrella nuk ka qenë pjesë e asnjë skuadre në sezonin vjeshtor, teksa ishte raportuar se vuante nga një lëndim.

Përvoja e madhe që ai bart në supe do të jetë një ndihmesë e madhe për fazën ofanzive.

Herën e fundit, që ai u paraqit në Superligë ishte me skuadrën e Llapit, ku ishte kapiten.

Ai ka fituar disa tituj gjatë karrierës së tij si futbollist, ndërsa është shpallur katër herë futbollisti më i mirë në botë.

Kurse, Gashi së fundmi ishte pjesë e Feronikelit.

Sa i përket Dukagjinit, ky ekip gjendet në vendin e tetë në Superligë.

Deri më tani kanë arkëtuar vetëm tri fitore, nëntë barazime dhe gjashtë humbje.

Pozita aktuale e dërgon në play-off, me fituesin e ndeshjes ndërmjet skuadrave së vendit të dytë të Ligës së Parë. /Shqip.com

Tabela e Superligës