Sport Shqiptar

Mentor Hoxhaj ofron mbështetje KOK-ut në lidhje me keqpërdorimin e imazhit të kampioneve olimpike

Mentor Hoxhaj

Në rrjetin social “Facebook”, janë hapur llogari të rreme në emër të kampioneve olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, shkruan Shqip.com.

Këto llogari po keqpërdoren për përfitime personale, duke dhënë edhe intervista në mediume të ndyrshme në emër të kampioneve olimpike.

Pikërishtë për këtë çështje ka reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës ku ka paralajmëruar për padi për keqpërdorim të imazhit.

Eksperti i fushës së sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj u ka ofruar mbështetje të plotë xhudisteve kosovare në lidhje me këtë çështje.

“Ofroj mbështetje për zgjidhjen e kësaj ‘sfide’, KOK të më kontaktojnë dhe është problem i zgjidhur”, tha Hoxha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Nga ana tjetër, kampionet olimpike të “Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë pranuar me shqehtësim këtë çështje./Shqip.com