Lajme

Mëngjes i freskët dhe mot stabil gjatë ditës

Ilustrim
Ilustrim

Sot gjatë ditës së mërkurë moti parashihet të jetë ngjashëm me dje, pra moti do të jetë stabil.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, thuhet se mëngjeset parashihet të jenë relativisht të freskëta ndërsa, në disa vende mund të paraqiten mjegulla kryesisht në ultësira.

“Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

 Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./Shqip.com

/Shqip.com