Sport Ndërkombëtar

Mendes më në fund thyen heshtjen për Ronaldon

Pasi prishi raportet me Manchester United në janarin e këtij viti, Cristiano Ronaldo u nda edhe me Jorge Mendes, agjentin e tij historik. Legjenda portugeze u transferua tek Al Nassr në Arabinë Saudite.

Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me të, Mendes ka thyer heshtjen më në fund.

“Cristiano ndodhet në Arabinë Saudite, kjo është jeta. Ne duhet t’i jemi mirënjohës për atë që i ka dhënë futbollit portugez. CR7 është ambasadori më i madh i vendit tonë”, ka thënë Mendes.

“Ai do të jetë gjithmonë në zemrën time. Cristiano është një person i veçantë për mua, përveçse një futbollist i shquar. Do e them gjatë gjithë jetës: ai është, ishte dhe do të jetë futbollisti më i mirë i historisë së futbollit”, përfundoi Mendes.

/Shqip.com