Ekonomi Shqip.com ka siguruar deklaratën e menaxherit gjeneral të HIB Petrol-it, Fatbardh Xhaferi, i cili tregon se kompanitë Alfa Trade dhe FerPetrol fillimisht ishin kontraktuar nga HIB Petrol-i për dorëzimin e naftës te Zyra ndërlidhëse greke, e më pas kishin përvetësuar idenë e falsifikimit të dokumenteve.

Menaxheri i HIB-it: Alfa fillimisht është kontaktuar nga ne për furnizim të Zyrës greke, këtë e mohojnë nga Alfa

Menaxheri gjeneral për kontraktime i HIB Petrol-it, Fatbardh Xhaferim ka deklaruar para hetuesisë se Alfa Trade fillimisht ishte kontraktuar nga ta, për t’ia dorëzuar naftën zyrës ndërlidhëse.

Më pas rezulton të jetë pajisur me certifikatë të falsifikuar.

“Pyetje: Si e bëni dorëzimin e derivateve te zyra greke?

I dyshuari: Kjo ka shkuar përmes supkontraktorit (nënkontraktortë), të cilët janë Alfa Trade dhe Elan Petrol, me sa më kujtohet.

Pyetje: A keni kontratë me nënkontraktorë të cilët e bëjnë shitjen për ju në Zyrën ndërlidhëse greke?

I dyshuari: Me sa di un kemi, flet dërgesat janë marr nga ta, si ngarkesë për Zyrën ndërlidhëse dhe janë faturuar nga ne.

Pyetje: Qysh barazoni me nënkontraktorët për Zyrën greke?

I dyshuari: Me fatura të provizionit të cilët ata i sjellin te ne dhe na ju faturojmë Zyrës ndërlidhëse”, thuhet në deklaratë.

Por, këta të fundit pa e ditur se Shqip, është në dijeni për deklaratën e Xhaferit, mohojnë të kenë bashkëpunim me ta.

Vëllai i të arrestuarit HajdarHajdarit, MusaHajdari, duke mos dashur ta komentoj thotë se nuk e përfaqëson biznesin e të vëllait.

Gazetarja: A keni pas naj bashkëpunim?

MusaHajdari: Me kënd?

Gazetarja: Me HIB-in?

MusaHajdari:  Jo more.

Gazetarja: Edhe për me shpërnda naftën për Zyrën ndërlidhëse greke?

MusaHajdari: O hiç hiçhiç, ditën e mirë të kallxova që tjetër subjekt përfaqësoj”, tha ai.

Derisa, në hetime e zhvilluara për kompaninë Elan Petrol, rezulton të mos jenë gjetur argumente për përfshirjen e tyre në skemë.

Rastin nuk kanë dashur ta komentojnë as nga kompania FerPetrol./SHQIP.com