Sport Ndërkombëtar

Memphis Grzzlies triumfon në udhëtim ndaj Minnesotas

Memphis Grizzlies -Minnesota Timberwolves

Memphis Grizzlies ka triumfuar në udhëtim ndaj Minnesota Timberwolves – duke barazuar në 1-1 serinë  e ndeshjeve të play-offit.

Mysafirët ishin më kërkues që nga fillimi i takimit – dhe triumfuan me rezultat 96-124.

Momente nga takimi

Basketbollisti më i dalluar te Minnesota ishte Anthony Edwards – duke realizuar 20 pikë, asistuar gjashtë herë dhe ka bërë një asistim.

Në anën tjetër, te vendasit paraqitje të mirë zhvilloi – Ja Morant, duke realizuar 23 pikë, teksa regjistroi edhe dhjetë asistime dhe nëntë kërcime.

Tashmë – epiteti i fituesit do të përcaktohet nga ndeshjet tjera dhe “drama” veçse po rritet.

takimin tjetër – New Orelans Pelicans – ka shënuar fitore ndaj Phoenix Suns me rezultat 125-114. /Shqip.com