Lajme

Memli Krasniqi riinfektohet me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është infektuar me Coronavirus për herë të dytë.

Siç ka njoftuar ai, pozitiv me COVID-19 kishte rezultuar për herë të parë në vjeshtën e vitit 2020.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se ka marrë dy doza të vaksinës anti-COVID’19 dhe ende nuk kanë kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

“Ditë më parë, familjarët e mi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Pas ritestimit të tretë, edhe unë sot kam rezultuar pozitiv”, ka shkruar i pari i PDK-së.

“Deri tash kam simptoma të lehta, njëjtë si Meliza dhe fëmijët. Ditëve në vijim do të vazhdoj izolimin dhe do të ndjek rekomandimet e IKSHPK-së”.

“Duke ju uruar të gjithëve shëndet, ju ftoj që të kujdeseni për veten dhe njëri-tjetrin, tash kur jemi në valën e re të shpërndarjes së variantit Omicron të Covid-19”./SHQIP.com