Lajme

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti më e korruptuara ndonjëherë

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti prioritetin kryesor përgjatë mandatit të tij e ka pasë energjinë.

Bordin e parë qe e ka ndërru ka qenë bordi i KEK-ut, e ka mbushë me lojalistat e vet, njeriun e parë që e ka ndërru është drejtori i KEK-ut, e ka shti njeriun kryesor të Vetëvendosjes për energji, dhe po del që ky njeri sot që është ende në paraburgim”, u shpreh Krasniqi.

E sipas Memli Krasniqit skandali i Nagip Krasniqit i ka të gjitha elementet me qenë skandali më i madh jo vetëm korruptiv po kriminal që ka ndodh jo vetëm në Kosovë por në krejt rajonin tonë.

Të njejtat institucione i ka nën kontroll Albin Kurti, edhe për rastin e OSHP i ka emëru në Qeveri kryeministri, na si kena emëru i ka emëru Vetëvendosje, sot del ankohet tek ta, ZRRE-ja një far forme i konfirmoi keqpërdorimet e KEK-ut, sepse e dënoi me 3 milionë euro, ato mjete janë të taksapaguesve të Kosovës, dhe Nagip Krasniqi i cili është në paraburgim është denuar me 3 milionë euro sepse ka tregtu energji me kompani të pa licensuara, nëse kjo nuk është korrupsion un nuk e di qa është”, tha Krasniqi në Kanal10.

Sipas tij, dita ditës po piqen kushtet për të shkuar në zgjedhje dhe kjo për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie, por që kjo nuk është arsyeja e tureve që po mbanë PDK-ja nepër komunat e Kosovës.

Krasniqi i ka dhënë notën 1 qeverisjes së Albin Kurti, duke ia permendur skandalet si atë të ambasadorit Berishaj.

/Shqip.com