Lajme

Memli Krasniqi pritet të udhëtojë për në SHBA

Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se shumë shpejtë pritet që të udhëtojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit por që do të ketë edhe takime zyrtare në departamentin amerikan të shtetit, në Kongresin Amerikan, në Senat e në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

“Do të jem për takimin tradicional për lutjet e mëngjesit. Do të jetë një mundësi e ritakimit me qindra pjesëmarrës nga e gjithë bota.  Përtej kësaj do të kem edhe një agjendë tjetër zyrtare në departamentin e shtetit, në kongres amerikan, në Senat, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Krasniqi në T7.

Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumë pak kohë. Vizitën e fundit në SHBA, Krasniqi e zhvilloi gjatë muajit nëntor.

/Shqip.com