Memli Krasniqi pritet ta propozojë Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër
Publikuar:
(27.03.2024 13:52:17)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pritet ta propozojë sot Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.
Kreu i PDK-së ka ftuar sot konferencë për media, ndërsa sipas burimeve brenda PDK-së, lideri i kësaj partie pritet që në këtë konferencë do të dalë me propozimin zyrtar që kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza të jetë kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e reja parlamentare.
/Shqip.com