Lajme

Memli Krasniqi mbledh partinë për të koordinuar agjendat politike: Qeveria ka braktisur qytetarët

PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mbajtur dje dhe sot takime me me anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar dhe Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK-ja.

Siç bëhet e ditur këto takime janë mbajtur për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të Sesionit vjeshtor parlamentar.

Krasniqi në Facebook ka thënë arsyeje ka qenë gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend që sipas tij po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

“Kriza ekonomike që po përcillet me një inflacion rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera – kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente.

Si parti shtetformuese, lidere e opozitës dhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh, me prioritet interesin shtetëror e qytetar, PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarjes”.

Tutje si ka shkruar se Qeveria aktuale i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre. Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë.

“Në Kryesi, Kuvend dhe nëpër Komuna – Partia Demokratike e Kosovës do të punojë dhe kërkojë që shteti dhe Qeveria të jenë më afër qytetarëve në periudhën e tyre më sfiduese pas luftës, ndërsa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, kemi hartuar vizionin për qeverisjen e re të vendit, për të ardhmen e qytetarëve tanë, pa dallim”.

“Tjetër rrugë nuk ka!”, ka përfunduar ai./SHQIP.com