Rozë

Melisa thumbon keq Mbresën?

Melisa Lleshi është një nga emrat më të komentuar të momentit.

E gjithë kjo për shkak të hyrjes në Big Brother dhe raportit që ka krijuar me Blastën.

Melisa ka vendosur që të qëndrojë larg spekulimeve duke mos dashur t’i japë vëmendje gjërave që vërtiteshin rreth emrit të saj.

Së fundi Melisa ka lavdëruar Vivien, duke thënë se është e vetmja që nuk ka folur diçka për të.

Kur kam dalë kam parë se çfarë është thënë e çfarë është bërë në momente kur unë nuk kam qenë prezente në disa ambiente të shtëpisë dhe kam vënë re që e vetmja që nuk ka folur diçka për mua, që unë nuk e dija pas shpine ka qenë pikërisht Vivi. Madje më duket nuk ka folur kurrë për mua pas shpine prandaj e vlerësoj shumë si vajzë dhe e kam shumë xhan”, është shprehur Melisa.

Por, kjo deklaratë është parë si një thumb për Mbresën pasi të dyja ishin shoqe të mira në BBV dhe më pas i shkëputen kontaktet.

/Shqip.com