Rozë

Melinda: Nora Istrefit i ka ikur koha

Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi ka qenë e ftuar në emisionin “Zemër Luana”.

Në njërën nga sfidat e lojës, “S’më dridhet qerpiku” Melinda ka “gjuajtur” në drejtim të artistëve.

E pyetur se cilit prej personazheve në tabelë ndoshta i ka ikur koha dhe duhet të ndryshojë profesion”, ajo u përgjigj duke qëlluar Nora Istrefin.

Ajo tha se me “të gjithë respektin për Norën, ajo ka shumë vite në tregun muzikor”.

Rikujtojmë se Melinda dhe Nora kanë realizuar një bashkëpunim gjatë verës.

/Shqip.com