Sport Ndërkombëtar

Meksikë: Një ndeshje futbolli kthehet në “arenë luftarake”

Ndeshja në Meksikë e cila u ndërpre për shkak të të shtënave me armë

Një ndeshje futbolli e divizionit të parë ne Meksikë u braktis për shkak të një përleshje me armë jashtë stadiumit, transmeton Shqip.com.

Lojtarët e Santos Laguna dhe Monarcas Morelia vrapuan në dhomat e zhveshjes për të shpëtuar nga plumbat, kurse tifozët u shtrinë në binat e stadiumit për t’u shpëtuar gjuajtjeve me armë zjarri.

Persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj anëtarëve të forcave të sigurisë në një pikë kontrolli, duke plagosur një polic.

Rreth 20 mijë tifozë ishin prezent për të shikuar ndeshjen, por askush nuk u lëndua brenda stadiumit.

Dhuna e lidhur me drogën në Meksikën Veriore ka marrë mijëra jetë në vitet e fundit, por nuk është e qartë nëse kjo ngjarje ishte e lidhur me krimin e organizuar.

Pikërishtë në këtë rast, mediat meksikane kanë raportuar për tre të vrarë dhe një të plagosur./Shqip.com