Lajme Botë

Meksikë: Autobusi bie në humnerë, vdesin 15 persona

15 persona kanë vdekur dhe 21 janë lënduar, si pasojë e një aksidenti të një autobusi në shtetin perëndimor Nayarit, në Meksikë.

Të lënduarit u dërguan në spital dhe gjendja e disa prej tyre cilësohet si “kritike”.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se autobusi ra 30 metra në humnerë, afër fshatit Baranca Bianca.

Autoritetet vlerësojnë se shoferin mund ta ketë zënë gjumi në timon, për pasojë ka humbur kontrollin e autobusit.

/Shqip.com