Sport Ndërkombëtar

Meksika fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Kombetarja e Meksikës

Kombëtarja e Meksikës ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Shqip.com.

Në ndeshjen mes Meksikës dhe Japonisë për vendin e tretë, Kombëtarja nga Amerika Latine fitoi më lehtë se që u prit.

Vetëm pas 13 minutave lojë, meksikanët kaluan në epërsi përmes golit të mesfushorit, Cordova.

Nëntë minuta më vonë, Cordova asistoi për golin e dytë të kombëtares së tij, i cili u shënua nga mbrojtësi Vasquez për rezultatin 2-0.

Përsëri Cordova ishte asistues i golit të tretë për Meksikën të cilën e finalizoi sulmuesi Vega.

Kombëtarja e Meksikës

Krejt çka arritën të bëjnë japonezët, ishte të sigurojnë golin e nderit përmes zëvendësuesit Mitoma.

Meksika fiton medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike, ndërsa për dy medaljet tjera në finale do të përballen Spanja dhe Brazili./Shqip.com