“Meka Halal Food” bën sërish rritje pagash për punëtorët
Publikuar:
(03.11.2021 12:19:57)

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, ka njoftuar se ka rritur pagat e punëtorëve për 5 për qind.
Në opinion kjo kompani njihet për trajtimin e dinjitetshëm të punëtorëve.
Madje, duke dhënë edhe rrogën e 13 dhe 14 për punëtorët.
“Edhe pse këtë vit kemi pas rritje të pagave sipas meritës së të punësuarave në vende pune të caktuara sot kam marr vendim që nga 1 Nëntori të rris pagat e të gjithë të punësuarve në MEKA HALAL FOOD për 5%”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Kosovë ka zëra që të drejtat e punëtoreve të sektorit privat nuk po zbatohen sa duhet.
Paga minimale në vend është 170 euro, ndërsa mesatarja e kalon 400. /Shqip.com