Sport Ndërkombëtar

Mehmeti shkëlqen me gol të bukur e asist në Angli

Sulmuesi shqiptar, Anis Mehmeti është protagonisti absolut i skuadrës së Wycombe në Ligën e Parë angleze.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë U-21 udhëhoqi ekipin në suksesin shtëpiak me shifrat 2-0 ndaj Portsmouth teksa fillimisht shënoi një gol të shkëlqyer dhe më pas asistoi për një tjetër në pjesën e dytë të ndeshjes, shkruan Shqip.com.

Mehmeti (21-vjeçar) teksa regjistroi golin numër tetë sezonal teksa konfirmohet një nga legjionarët më në formë të momentit.

Ndërkaq, jo më pak spektakolar ishte edhe aksioni i golit të dytë në të cilin 21-vjeçari dhuroi asistin, i dyti për të në këtë sezon.

Pas këtij suksesi, Wycombe renditet në vendin e 10-të me 28 pikë të grumbulluara, vetëm tre pikë larg zonës së Play-Off, e cila të jep mundësinë për të siguruar një vend në Championship sezonin e ardhshëm.

/Shqip.com