Lajme

Mehmeti për sulmin ndaj policisë: Janë gjuajtur për t’u vrarë, fatmirësisht xhami ishte i blinduar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se ky aksion është bërë nga një grup i organizuar, që sipas tij qëllim kishin pengimin në luftën kundër kontrabandës.

Patrulla e policisë ka hasur në iriqë xhembor që shërbejnë për të dëmtuar gomat e automjeteve. Në fshatin Davidoc është sulmuar me gurë automjeti i policisë. Të dy veturat e policisë janë dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja dhe pjesë të granatës së dorës ka shtuar Mehmeti.

Ai ka thënë se nga këto sulme, synim i tyre ka qenë vrasja e policëve por që fatmirësisht xhami i automjeteve ishte i blinduar.

Është gjuajtur drejtpërdrejtë për të goditur për policinë, por xhami ka qenë i blinduar ka thënë Mehmeti./Shqip.com