Lajme

Mehaj zhvillon takim me zëvendëssekretarin e NATO-s, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar sot gjatë ditës takim me zëvendëssekretarin e NATO-së, Mircea Geona.

Në këtë takim pos çështjeve të tjera është biseduar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO-së.

“Sot pata kënaqësinë të takohem në drekë me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe korin e  ambasadorëve të aleatëve dhe të partnerëve kontribuues të trupave të KFOR-it.Me këtë rast, i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për kontributin e NATO-së dhe vendeve anëtare të saj në shërbim të sigurisë dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit, institucioneve dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, ka shkruar Mehaj.

Foto nga takimi

Kosova bashkë me popullin e saj janë të mishëruar me vlerat euroatlantike dhe me vizionin e saj të qartë për t’u bashkuar në familjen e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, ka thënë më tutje Mehaj./Shqip.com