Lajme

Mehaj viziton Rahovecin pas përmbytjeve, ekipet e FSK-së, pritet që të ofrojë ndihëmën e nevojshme për qytetarët

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Rahovec.

Ai është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Mehaj gjatë vizitës së tij ka bërë të ditur se ekipet e FSK-së pritet që të ofrojnë ndihmën e nevojshme për qytetarët që kanë pësuar nga përmbytjet që ndodhën ditën e djeshme.

Pamje nga vizita

“Pas vlerësimit të gjendjes faktike nga reshjet e fundit në komunën tonë, ekipet e FSK-së, pritet që të ndërhyjnë me makineri të cilat për hapjen e disa kanaleve dhe vijave për të pasur shkarkime më të papenguara të ujërave në Drinin e Bardhë” thuhet në njoftim.

Faleminderit për vizitën dhe përkrahjen ministrit Mehaj dhe ekipeve të FSK- së, ka thënë më tutje Latifi./Shqip.com