Lajme

Mehaj viziton familjen e dëshmorit të UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar për vizitë tek familja e dëshmorit, Tahir Sinani, në Gri të Tropojës.

Ai ka shkruar se kjo vizitë ishte e veçant, ashtu siç ka qenë edhe vepra e kontributi i tij për kombin shqiptar.

Sipas Mehajt, dëshmori nga Tropoja ishte i stërvitur dhe i guximshëm.

“I stërvitur mirë dhe strateg i luftës, pikërisht siç i duhej atdheut dhe radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, për të organizuar luftën dhe për ta fituar lirinë, ky ishte heroi ynë kombëtar, Gjeneral Tahiri.

Sa do që shkruajmē e themi për të, prapë nik mund të përshkruajmë si duhet trimërinë, guximin dhe sakrificën e tij. Prandaj ne na mbetet vetēm gë ndjekim hapat e tij dhe gjithë dëshmorëve tanë”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, ministri i Mbrojtjes, ka thënë se vetëm duke ecur në rrugen e njëjtë, ne jemi të sigurt që jemi në rrugën e duhur.

/Shqip.com